Menuja Kryesore

A.G.S Katering

Një kuzhinier personal, ju mundëson krijimin e një përvojë fantastike shijesh, me një gosti të personalizuar. Ne sjellim shërbimin e një restoranti cilësor në jetën private, komoditetin e shtëpise tuaj, atje ku jeni ju! Ne ofrojmë shërbimin e banketeve, për raste të ndryshme si: prezantime të kompanisë, inaugurime, takime zyrtare, kongrese, festa publike apo private, si dhe evenimente të tjera. Falë eksperiencës së shefave të kuzhinës dhe stafit të përkushtuar, ne ju ofrojmë një shërbim me cilësi të lartë. Ne organizojmë evente në perputhje me kërkesat dhe pritshmëritë tuaja, duke i kushtuar rëndësi edhe detajeve më të vogla, me qëllim që miqtë tuaj të flasin gjatë për to. Ne ofrojmë një shërbim ku cilësia, shumëllojshmëria e ushqimit dhe estetika, janë prioriteti ynë. A G S KATERING përveç sherbimit te Katering-ut, ofron sherbimin e Ushqimit të Gatuar në Vend per cdo institucion publik dhe privat.

Nje ndër kërkesat për bashkëpunim, është edhe ajo e vendosjes në dispozicionin tonë, nga ana e klientit, të një hapësire që ndodhet brenda institucionit, i cili mund të shfrytëzohet si ambient kuzhine. Në këtë mënyrë, çdo ushqim dhe shërbim serviret me cilësi dhe shpejtësi maksimale, pasi çdo ushqim gatuhet brenda ambientit të institucionit tuaj. Ne projektojmë, analizojmë dhe koordinojmë manaxhimin e kuzhinës, duke e gatuar dhe servirur ushqimin në vend. Ne seleksionojmë dhe trajnojmë personelin tonë, vlerësojmë furnitoret dhe kontrollojmë kuzhinat, mencat tona, falë sistemit të sigurisë ushqimore HACCP, me standardet më të larta të higjenës. Analizojmë dhe projektojmë një shërbim unik për çdo institucion, duke krijuar një gamë menush të personalizuara, me pjata që gatuhen çdo ditë. Për sa i përket ofrimit të këtij shërbimi për Institucione, ne krijojmë paketa të posaçme, duke u bazuar në përmbushjen e kërkesave specifike të klientit.                

Ju jeni ajo ç’ka hani!

Duke ngrëne shëndetshëm gjatë pushimit të mëngjesit dhe të drekës, punonjësit “ushqejnë” vullnetin e tyre për rezultate më të mira.

                                                                                                                Bon Appétit!

Ushqimi i gatuar dhe i servirur nga AGS KATERING, nuk përmban produkte të mishit të derrit!