Menuja Kryesore

Rreth Nesh

Kompania A G S Sh.p.k. (Avance Global Service) është regjistruar me Nr. Nipt-i K62121038G, me objekt veprimtarie në fushën e shërbimit të pastrimit të brendshëm e të jashtëm, mirëmbajtjes së sistemim-gjelbërimit, shërbimit të ushqimit të gatuar, si dhe lavanderisë për institucionet private e shtetërore.

Fillimet e aktivitetit të kompanisë datojnë qysh prej vitit 2003.

Në vitin 2007, është momenti që shënon privatizimin e Lavanderisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe shoqëria A G S Sh.p.k. do të merrte dhe perfeksiononte shërbimin e Lavanderisë së Spitalit, nëpërmjet investimit në makineritë e teknologjisë më moderne, hedhjes në përdorim të tekstileve tepër cilësore dhe trajnimin e personelit të lavanderisë.

Në vitin 2009, A G S Sh.p.k. shënon një tjetër sukses, shërbimin e hotelerisë deri në shtrimin e shtratit të pacientit. Trajnimi i personelit të shërbimit të hotelerisë, rriti dukshëm shpejtësinë dhe kualitetin e shërbimit të lavanderisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në vitin 2011, A G S Sh.p.k. futet në tregun e Katering-ut, duke ofruar një shumëllojshmëri gatimesh, me një shërbim cilësor dhe staf kuzhine të kualifikuar.

Po në këtë vit, kompania futet fuqishëm në tregun e Pastrimit duke ofruar shërbimin e pastrimit të Qendrës më të madhe Tregetare në Shqiperi, Qendra TEG.

Falë eksperiencës së saj, përdorimit të makinerive profesionale të pastrimit, rekrutimit të personelit, duke i trajnuar në mënyrë të vazhdueshme në këtë fushë, A G S Sh.p.k., arriti të shkëlqente edhe në këtë sektor.

Kompania jonë aktualisht numëron rreth 210 punonjës, plus stafin drejtues, të cilët janë të aktivizuar në shërbimet që ne ofrojmë.

A G S Sh.p.k., çmon angazhimin e secilit punonjës dhe duke qenë një kompani e vetëdijshme për rëndësinë e punës profesionale për një ecuri të sukseshme, vendos në veprimtarinë e saj rregulla për ngritjen profesionale dhe organizon vazhdimisht trajnime të punonjësve, me qëllim sigurimin e një zhvillimi të qendrueshëm e të shumëanshëm. Për të transferuar njohuritë, ky sektor përkrah dhe nxit elementin e ri nëpërmjet kualifikimeve afatgjata.

A G S sh.p.k. ka kontrata të rregullta pune me punonjësit e saj, dhe kryen në kohë shlyerjen e pagave, tatimeve, sigurimeve shoqërore e shëndëtsore, duke respektuar çdo normë ligjore.