+355 69 70 21 340 info@ags.al

Bashkimi interesant dhe i shijshëm i frutave të verës bën që ky mëngjes të jetë i përsosur. Pjeshka ka në përmbajtje fibra që ndihmojnë tretjen dhe mbajnë një kolon(system tretës) të shëndëtshëm, gjithashtu përmirësojnë imunitetin. Bashkimi i kosit me bajame plotëson 50% të nevojave ditore të kalciumit. Bajamet janë të pasura me yndyrna të monosaturuara të cilat ulin nivelet e kolesterolit total dhe LDL kolesterol; si dhe ulin riskun e sëmundjeve të zemrës.

Përbërsit:

16 gr bajame të pjekura

1 kokërr pjeshkë e copëtuar

1 luge me fara liri

170 gr kos me yndyrë të reduktuar

Në furrën e ngrohur më parë me 120 ◦C, pjekim bajamet e vendosura në një letër furre/ alumini për rreth 2 minuta. Më pas i hedhim mbi enën ku kemi miksuar kosin, pjeshkën e prerë kubike dhe farat e lirit.

Kjo pjatë përmban 303 Kcal, 12 gr yndyrë, 3 gr yndyrna të saturuara, 15 mg kolesterol, 35 gr karbohidrate, 17 gr proteina, 172 gr sodium, 4.5 gr fibra.