+355 69 70 21 340 info@ags.al

Yndyrnat e pasaturuara të cilat gjënden tëk vaji i ullirit i japin shije perimeve. Speci jeshil përmban antioksidantë dhe është i pasur me vitamin C; duke mbrojtur indet tuaja nga dëmtimi i radikaleve të lira. Harmonia dhe kolori i perimeve e bëjnë këtë pjatë shumë tërheqse dhe të shijshme.

Përbersit:

10 ml vaj ulliri

½ spec jeshil I grirë kubike

¼ qepë e grirë kubike

75 gr domate të grira

1 kokërr veze të plotë

2 të bardha veze

80 ml qumësht  me yndyrë të reduktuar

Në një tigan hedhim vajin e ullirit, shtojmë qepën dhe specin e prerë kubike derisa qepa të bëhet transparente. Heqim nga tigani perimet. Bashkojmë vezën e plotë me 2 të bardhat e vezëve dhe I shtojmë në tigan, I hedhim sipër domatet, qepët dhe specat. I gatuajme derisa të skuqet veza.

Një racion përmban 250 Kcal, 14 gr yndyrë, 2.9 gr yndyrna të saturuara, 212 mg kolesterol, 16 gr karbohidrate, 15 gr proteina, 184 mg sodium, 2.6 gr fibra.