+355 69 70 21 340 info@ags.al

KATERING

Provoni shijen e nje guzhine te pasur dhe mjaft te kendshme !

Analizojmë dhe projektojmë një shërbim unik për çdo institucion, duke krijuar një gamë menush të personalizuara, me pjata që gatuhen çdo ditë. Për sa i përket ofrimit të këtij shërbimi për Institucione, ne krijojmë paketa të posaçme, duke u bazuar në përmbushjen e kërkesave specifike të klientit.Ne projektojmë, analizojmë dhe koordinojmë manaxhimin e kuzhinës, duke e gatuar dhe servirur ushqimin në vend.

Duke ngrëne shëndetshëm gjatë pushimit të mëngjesit dhe të drekës, punonjësit “ushqejnë” vullnetin e tyre për rezultate më të mira.

Një kuzhinier personal, ju mundëson krijimin e një përvojë fantastike shijesh, me një gosti të personalizuar. Ne sjellim shërbimin e një restoranti cilësor në jetën private, komoditetin e shtëpise tuaj, atje ku jeni ju! Ne ofrojmë shërbimin e banketeve, për raste të ndryshme si: prezantime të kompanisë, inaugurime, takime zyrtare, kongrese, festa publike apo private, si dhe evenimente të tjera. Falë eksperiencës së shefave të kuzhinës dhe stafit të përkushtuar, ne ju ofrojmë një shërbim me cilësi të lartë. Nje ndër kërkesat për bashkëpunim, është edhe ajo e vendosjes në dispozicionin tonë, nga ana e klientit, të një hapësire që ndodhet brenda institucionit, i cili mund të shfrytëzohet si ambient kuzhine. Në këtë mënyrë, çdo ushqim dhe shërbim serviret me cilësi dhe shpejtësi maksimale, pasi çdo ushqim gatuhet brenda ambientit të institucionit tuaj. Ne seleksionojmë dhe trajnojmë personelin tonë, vlerësojmë furnitoret dhe kontrollojmë kuzhinat, mencat tona, falë sistemit të sigurisë ushqimore HACCP, me standardet më të larta të higjenës.

Ne organizojmë evente në perputhje me kërkesat dhe pritshmëritë tuaja, duke i kushtuar rëndësi edhe detajeve më të vogla, me qëllim që miqtë tuaj të flasin gjatë për to.Ne ofrojmë një shërbim ku cilësia, shumëllojshmëria e ushqimit dhe estetika, janë prioriteti ynë. A G S KATERING përveç sherbimit te Katering-ut, ofron sherbimin e Ushqimit të Gatuar në Vend per cdo institucion publik dhe privat

AGS ofron gjelbërimin e ambienteve tuaja, për ti shndërruar ato në vende të këndshme, që dhurojnë qetësi dhe kënaqësi. Ne kryejme projektimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit nëpër qytete, spitale dhe çdo ent tjetë publik dhe privat.Duke punuar së bashku me klientët tanë ne planifikojmë gjelbërimin në përshtatje me terrenin dhe preferencat e klientit.Arsyeja kryesore pse ne sugjerojmë AGS si më të mirin e gjelbërimit, është se ne punojmë me inxhinjerët më të mirë të mjedisit.A G S GJELBERIM e bën më së miri, falë inxhinierëve të mjedisit.Ne jemi të specializuar në:
Projektimin e ambienteve të gjelbëruara, vilave, resorteve, etj…
Zbatimin e projekt-gjelbërimit
Mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta.
Vlerësimin dhe ndikimin e bimëve në terren
Auditimin dhe ekspertizën mjedisore.

GJELBERIM

Hulumtimet tregojnë se gjelbërimi ndikon pozitivisht në luftën kundër stresit. !

AGS  GJELBERIM realizon gjelbërimin e ambienteve tuaja për t’ju krijuar çlodhje dhe një kënaqësi shpirtërore. Ne jemi të specializuar në projektmin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit nëpër qytete, spitale dhe çdo ent tjetër publik dhe privat. Ne punojmë së bashku me klientët tanë, duke planifikuar gjelbërimin me bimë të shumëllojshme, në përshtatje me terrenin.

Projektimi i një hapësire të gjelbërt, kryet nga ekspertë dhe njohës të mirë të bimëve, mënyrës së vendosjes në terren dhe përshtatjen me njëra tjetrën.

PASTRIM

A G S PASTRIM e njeh mirë rëndësinë e një mjedisi të pastër, të sigurtë dhe të shëndetshëm. !

Stafi ynë i mirë-kualifikuar është i fokusuar dhe i angazhuar për të krijuar një kulturë të fortë të pastërtisë, sigurisë dhe shëndetit, si pjesë integrale e aktiviteteve tona.Falë një eksperience disa vjeçare, stafit të specializuar dhe mbi të gjitha përdorimin e pajisjeve të teknologjisë së fundit, përdorimin e detergjentëve jotoksike dhe eko-miqësore, A G S PASTRIM është zgjidhja e përshtatshme për kërkesat e çdo klienti. Ajo ofron shërbimin e sterilizimit, dizinfektimit, derratezimit në ambientet spitalore dhe klinika private, ku dizinfektimi i sipërfaqeve është i domosdoshëm, për të parandaluar rrezikun e lartë bakterial.

Me shërbimin e pastrimit të A G S PASTRIM, ju fitoni për pak kohë higjenizimin e ambienteve tuaja.

Në gamën e gjerë të aktiviteteve të saja, A G S PASTRIM ofron shërbime të Licensuar për (3-D) Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizim.Ky shërbim konsiston në sigurimin e një shkalle higjene të lartë, duke mundësuar shfarosjen e insekteve dhe parazitëve (brejtësave) në të gjitha ambientet, sidomos në ato agro-ushqimore.Për të siguruar një mbrojtje maksimale të biznesit, është e domosdoshme ndjekja e një programi të vazhdueshëm monitorimi, që bazohet në metodën e duhur për parandalimin, përcaktimin, vlerësimin, shpjegimin dhe dhënien e zgjidhjes perfundimtare të problemit.Ndërhyrja kryhet me preparate të licensuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, shoqëruar me skedën teknike të perdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standarteve të HACCP-së.
Ne jemi të specializuar në:
Pastrimin e sipërfaqeve urbane
Pastrimim e sipërfaqeve të brendshëm
Pastrimin e xhamave të fasadave
Pastrimin e Zyrave
Pastrimin e Qendrave Tregtare

Preparatet nuk janë toksike dhe nuk paraqesin efekte anësore për shëndetin e punonjësve, për ushqimet dhe nuk lënë shenja në sipërfaqet e trajtimit.3D (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim
Kompania është e çertifikuar në standartet ISO 9001:2008 dhe ISO 14001:2004, duke ofruar shërbime që respektojnë mbrojtjen e ambientit, sipas normave të Komunitetit Europian.

AGS LAVANDERI është kompania e parë në Shqipëri e cila përkufizoi dhe perfeksionoi shërbimin e Lavanderisë për entet Spitalore. Këtë e ka arritur duke investuar në makineritë e teknologjisë më moderne, me përdorimin e materialeve tekstile cilësore, detergjentet ekologjike dhe zhvillimin e trajnimeve të vazhdueshme të personelit.Si pjesë e paketës së shërbimit të lavanderisë është edhe dërgimi dhe shtrimi i materialit në shtratin e pacientit, proçes që mbikqyret nga personeli i autorizuar i klientëve tanë.Pëlhurat tuaja kalojnë në një proçes; larje, tharje, presim, palosje, paketim, dhe më pas dërgohen tek ju me anë të “shërbimit taxi”.

LAVANTERI

AGS Lavanderi do t’ju sigurojë falas marrjen dhe dërgesat e pëlhurave tuaja, kudo ku ju ndodheni. !

Ju mund të nënshkruani një kontratë me AGS Lavanderi, për tëmarrë rregullisht shërbimin lavanderi të planifikuar.