+355 69 70 21 340 info@ags.al

IMG_2070

Me shërbimin e pastrimit të A G S PASTRIM, ju fitoni për pak kohë higjenizimin e ambienteve tuaja.A G S PASTRIM e njeh mirë rëndësinë e një mjedisi të pastër, të sigurtë dhe të shëndetshëm.

Stafi ynë i mirë-kualifikuar është i fokusuar dhe i angazhuar për të krijuar një kulturë të fortë të pastërtisë, sigurisë dhe shëndetit, si pjesë integrale e aktiviteteve tona.
Falë një eksperience disa vjeçare, stafit të specializuar dhe mbi të gjitha përdorimin e pajisjeve të teknologjisë së fundit, përdorimin e detergjentëve jotoksike dhe eko-miqësore, A G S PASTRIM është zgjidhja e përshtatshme për kërkesat e çdo klienti.

A G S PASTRIM ofron shërbimin e sterilizimit, dizinfektimit, derratezimit në ambientet spitalore dhe klinika private, ku dizinfektimi i sipërfaqeve është i domosdoshëm, për të parandaluar rrezikun e lartë bakterial.

Në gamën e gjerë të aktiviteteve të saja, A G S PASTRIM ofron shërbime të Licensuar për (3-D) Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizim.

Ky shërbim konsiston në sigurimin e një shkalle higjene të lartë, duke mundësuar shfarosjen e insekteve dhe parazitëve (brejtësave) në të gjitha ambientet, sidomos në ato agro-ushqimore.

Për të siguruar një mbrojtje maksimale të biznesit, është e domosdoshme ndjekja e një programi të vazhdueshëm monitorimi, që bazohet në metodën e duhur për parandalimin, përcaktimin, vlerësimin, shpjegimin dhe dhënien e zgjidhjes perfundimtare të problemit.

Ndërhyrja kryhet me preparate të licensuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, shoqëruar me skedën teknike të perdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standarteve të HACCP-së.

Preparatet nuk janë toksike dhe nuk paraqesin efekte anësore për shëndetin e punonjësve, për ushqimet dhe nuk lënë shenja në sipërfaqet e trajtimit.