+355 69 70 21 340 info@ags.al

Kivi plotëson pothuajse të gjitha nevojat ditore me vitamin K dhe studimet e fundit e lidhin praninë e kësaj vitamine me rritjen e denstitetit të kockave. Gjithashtu smoothie plotëson me 40% nevojat ditore për kalcium duke mbajtur kështu të shëndetshëm sistemin tuaj skeletik. Është nje kombinim perfekt i shijes së ëmbël me atë  të tharët duke i plotësuar më së miri dëshirat tuaja të mëngjesit.

Përbersit:

2 kivi

100 gr luleshtrydhe të prera kubike

230 ml hirrë djathi

Pak ekstrakt vanilje

Gjysëm luge vaj liri

Të gjithë përbërsit e mësipërm i bluajmë në blender derisa të miksohen mirë me njëri-tjetrin

Një porcion i tillë përmban 230 Kcal, 5 gr yndyrë, 1.8 gr yndyrna të saturuara, 0 mg kolesterol, 49 gr karbohidrate, 17 gr proteina, 131 mg sodium, 10 gr fibra.

Burimi: Probiotic and prebiotic recipes for health- Tracy Olgeaty Gensler, M.S, R.D