+355 69 70 21 340 info@ags.al

Manaferrat janë të pasura me fibra, si dhe plotësojnë më shumë se 40% të nevojave ditore të organizmit me vitamin K; e njohur ndryshe si vitamin e koagulimit sepse ka një rol esencial në koagulimin e gjakut. Fillojeni ditën në mënyrën e duhur me këtë smoothie të ëmbël të purpurt.

Përbërsit:

235 ml hirrë me yndyrë të reduktuar

195 gr manaferra të freskëta

14 gr mjaltë

5 ml vaj liri

Pak ekstrakt vanilje

Mente e freskët

Në një blender i miksojmë të gjithë përbërsit e mësipërm.

Një gotë e tillë përmban 301 Kcal, 8 gr yndyrë, 2 gr yndyrna të saturuara, 0 mg kolesterol, 45 gr karbohidrate, 17 gr proteina, 138 mg sodium, 15 gr fibra.