+355 69 70 21 340 info@ags.al

Ky mëngjes ju jep 9 gr fibra, duke ndihmuar në lulzimin e baktereve të mira në traktin tuaj tretës. Ndërsa luleshtrydhet janë të pasura me vitamin C
Perbersit:
1 kokërr vezë të plotë
2 të bardha vezësh
80 ml qumësht pa yndyrë
28 gr gjalp/margarinë
2 feta bukë gruri integral
10 gr sheqer ngjyrë kaf
¼ e lugës me kanellë
340 gr luleshtrudhe të freskëta të prera
Në një enë miksojmë vezët dhe qumështin. Në një tigan shkrijmë gjalpin. Lyejmë fetat e bukës me vezë dhe qumësht dhe i skuqim në tiganin e ngrohur më parë. I spërkasim më sheqer ngjyrë kaf dhe kanellë. I gatuajmë vezët afërsisht nga 5 minuta në cdo anë dhe i sherbejmë në një pjatë ku i zbukurojmë me luleshtrydhe të copëtuara.
Kjo pjatë përmban 335 Kcal, 10 gr yndyrë, 1.8 gr yndyrë të saturuar, 107 mg kolesterol, 53 gr karbohidrate, 17 gr proteina, 534 mg sodium, 9 gr fibra.